Connect with us

Sport

Mancini jep dorëheqjen si trajner i kombëtares italiane

Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares italiane të futbollit. Komunikimin e ka dhënë Federata Italiane e Futbollit, e cila ka bërë të ditur se pasardhësi do të shpallet në ditët në vijim.Lajmi vjen si një “rrufe në qiell të hapur”, më pak se dy javë pasi Mancio u emërua kreu i projektit të ‘Club Italia’ për të koordinuar të gjithë sektorin blu deri në U20, raportojnë mediat vendase.

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka marrë parasysh dorëheqjen e Roberto Mancinit nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, të marrë dje në orët e vona të mbrëmjes. Kështu përfundon një faqe e rëndësishme në historinë e kaltër, e cila filloi në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Ligës së Kombeve 2023; në mes, fitorja në Euro 2020.

Duke marrë parasysh angazhimet e rëndësishme për kualifikueset e UEFA Euro 2024 (10 dhe 12 shtator me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën), FIGC do të shpallë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim”, njofton FIGC.Pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, Mancini i befasoi të gjithë duke u larguar pas 5 vitesh gëzimesh të mëdha (fitorja në Euro 2020) dhe zhgënjimesh (mospjesëmarrja në Botërorin e Katarit 2022).

Advertisement