Connect with us

Kronike

Makina përplas këmbësoren te vijat e bardha, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën e terminalit në Korçë. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në urgjencën e spitalit të Korçës.

E plagosura po kalonte në vijat e bardha nga një anë e rrugës për tek tjetra, në momentin kur një mjet tip Benz e ka përplasur. Gjithashtu policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement