✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Aksident fatal/ Humb jetën 83-vjeçari pas përplasjes së dy mjeteve

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në zonën e Kryebushatit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari me inicialet Gj. N., banues në Shkodër, ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Në automjetin tjetër ndodhej një 67-vjeçar, shtetas francez, i cili pas aksidentit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprimet e mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, përcaktimin e dinamikës dhe shkaqeve që çuan në përplasjen fatale.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement