✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Si u vodhën videot intime? Aldor Nini tregon skemën e hakimit

Publikimi i videove intime ku shfaqen persona publikë ka rikthyer diskutimin mbi sigurinë e kamerave të monitorimit dhe mënyrën se si mund të përfundojnë pamjet private në internet.

Drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, Aldor Nini, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, deklaroi se në teori çdo lloj kamere mund të jetë objekt i një sulmi kibernetik, ndërsa shtoi se siguria varet edhe nga modeli dhe mënyra e konfigurimit të pajisjeve.

Duke folur për rastin e kompozitorit Adrian Hila, Nini tha se kamera që ka regjistruar pamjet ishte e vendosur në mënyrë të dukshme në mur dhe, sipas tij, ishte instaluar pas një incidenti vjedhjeje në objektin ngjitur. Ai pretendoi se bëhej fjalë për një ndërhyrje të gjerë në sistemet e kamerave.

Sipas Ninit, autorët dyshohet se kanë siguruar akses në pajisje përmes sistemeve të një kompanie interneti, kanë mbledhur pamjet e regjistruara dhe më pas ato janë shitur te platforma apo faqe interneti ku mund të aksesohen kundrejt pagesës.

Rasti ka ngritur shqetësime mbi mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë e personave të regjistruar nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar mënyrën se si janë siguruar dhe shpërndarë pamjet intime.

Advertisement