✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Do të ringrihet”/ Bledi Mane ngushëllon Eli Farën: Do të martohem me ty…

Ish-opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Bledi Mane, ka reaguar pas publikimit të materialeve intime të lidhura me kompozitorin Adrian Hila, ku përmenden edhe personazhe të njohura të showbiz-it.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Mane ka shprehur mbështetjen e tij për këngëtaren Eli Fara, duke vlerësuar karrierën dhe kontributin e saj artistik. Ai shprehet se publikimi i këtyre materialeve nuk duhet të përcaktojë figurën apo karrierën e këngëtares dhe se ajo, sipas tij, do të mund ta kapërcejë këtë situatë.

Unë do martohem me Eli Farën! E dua sepse këngët e saj do jetojnë më gjatë se çdo lajm i poshtër dhe pervers. E dua sepse kurrë nuk urreu, nuk xhelozoi dhe kurrë nuk luftoi asnjë kundërshtar, asnjë koleg apo artist tjetër. E dua sepse si grua beqare nuk tradhëtoi as bashkëshort e as të dashur. Besoi verbërisht te një njeri, te një koleg dhe ky i fundit e preu në besë dhe e poshtëroi. E dua Eli Farën sepse ia di fuqinë dhe kjo grua do ringrihet përsëri, këtë gjëmë do e konturojë në art dhe ka për t’i kënduar baladë trishtimi vetes së saj e më pas do të reflektojë. Do reflektojë për të ndriçuar veten dhe të tjera gra që linçohen e poshtërohen me të vetmen arsye pse besojnë, pse dashurojnë, pse puthen dhe pse falin kënaqësi. Unë e dua Eli Farën sepse dua femrën mëkatare porsi Eva e Edenit, dua Eli Farën sepse dua artistin ashtu siç është me teka, me mëkate, me suksese, me dështime, me urime e me mallkime”, shkroi ai.

Advertisement