Politike
Tirana ndez motorët e PS-së, Rama thërret urgjentisht socialistët
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e së shtunës Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë. Në fokus të takimit do të jenë përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit për Bashkinë e Tiranës, si dhe organizimi i strukturave socialiste dhe fushatës elektorale.
Kjo është mbledhja e dytë brenda një jave që Rama zhvillon me Asamblenë e Partisë Socialiste. Në takimin e kaluar, përveç diskutimeve për zgjedhjet, vëmendje morën edhe kritikat e kryeministrit ndaj socialistëve të cilësuar si “rebelë”.