Pinknews
Aludoi se është “gay”/ Sharri i kundërpërgjigjet Akilit: Unë të paktën nuk paguaj femra për të dalë!
Akili dhe Sharri janë përfshirë në një tjetër përplasje verbale, ku nuk kanë munguar ironitë dhe deklaratat provokuese për jetën sentimentale.
Debati nisi kur Akili iu drejtua Sharrit me një koment thumbues: “Dallimi mes meje e teje është se unë dal me femra të paktën”.
Sharri nuk qëndroi pa përgjigje dhe e sfidoi duke e pyetur se me kë dilte. Pas shkëmbimit të disa replikave, ai e mbylli kundërpërgjigjen me një deklaratë që u interpretua si kunj ndaj Akilit: “Me femra. Unë s’i paguaj me dalë”.
Përplasja shkaktoi reagime edhe nga banorët e tjerë të pranishëm, mes tyre Anjeza, Zoja dhe Fatlumi. Ndërkohë, raporti i tensionuar mes Akilit dhe Sharrit vazhdon të prodhojë debate dhe provokime brenda shtëpisë.