✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera

Këngëtarja Eli Fara ka dhënë dëshminë e saj në polici në kuadër të verifikimeve për publikimin në internet të videove private që lidhen me kompozitorin Adrian Hila.

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të kamerave të vendosura në ambientet ku janë regjistruar pamjet.

Fara ka pohuar gjithashtu se, sipas bindjes së saj, Adrian Hila nuk është personi që ka publikuar ose shpërndarë videot.

“Nuk kam pasur dijeni që kishte kamera. Adrian Hila nuk është personi që i ka shpërndarë videot.”- ka thënë Fara para hetuesve.

Ndërkohë, hetimet po shqyrtojnë edhe mundësinë që sistemi i kamerave të jetë komprometuar nga persona të tjerë. Deri tani nuk është përcaktuar se në çfarë mënyre materialet janë siguruar dhe më pas kanë përfunduar në internet.

Ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar disa video private të regjistruara në ambientet e lidhura me Adrian Hilën, ku shfaqen edhe persona të njohur të muzikës dhe artit.

Policia po vijon verifikimet për të përcaktuar mënyrën e sigurimit dhe publikimit të pamjeve, si dhe përgjegjësinë për shpërndarjen e tyre.

Advertisement