Pinknews
U aludua si pjesë e videove intime të Adi Hilës, Fifi thyen heshtjen, publikon foton
Këngëtarja Fifi ka reaguar në mënyrë indirekte pas aludimeve që e lidhën emrin e saj me videot intime të publikuara së fundmi në rrjet, ku është përmendur edhe kompozitori Adrian Hila.
Pa bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për aludimet, Fifi ka publikuar në Instagram një fotografi të saj, të shoqëruar me mbishkrimin “Ashensori outfitcheck”.
Postimi është bërë në një kohë kur në rrjetet sociale vijojnë diskutimet dhe spekulimet lidhur me identitetet e personave që pretendohet se shfaqen në materialet intime të publikuara online.
Megjithatë, në postimin e saj Fifi nuk përmend emra dhe nuk jep ndonjë sqarim të drejtpërdrejtë lidhur me videot apo aludimet që qarkullojnë në rrjet.
Ndërkohë, çështja e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime po hetohet nga autoritetet, ndërsa policia ka nisur procedurat për të zbardhur mënyrën se si janë siguruar dhe publikuar këto materiale.
View this post on Instagram