✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

SKANDAL në Portin e Durrësit! Kapen 16.8 tonë karburant të padeklaruar në anije

Kontrolli doganor ka zbuluar një diferencë të konsiderueshme mes sasisë fizike të karburantit dhe asaj të deklaruar në dokumentacionin zyrtar.

Sipas Degës Doganore Durrës, kontrolli u krye pas informacioneve operative për dyshime mbi sasinë e deklaruar. Gjatë verifikimit fizik, punonjësit evidentuan rreth 16.8 tonë karburant të dyshuar si të padeklaruar.

Menjëherë pas konstatimit, autoritetet hartuan procesverbalin përkatës dhe vendosën bllokimin e anijes, për të vijuar me procedurat ligjore dhe verifikimet e mëtejshme.

Dyshimet janë se sasia shtesë mund të jetë mbajtur jashtë deklarimit doganor, ndërsa ende nuk ka një përfundim zyrtar për përgjegjësitë në këtë rast.

Dega Doganore Durrës deklaron se kontrollet do të vijojnë me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit.

Njoftimi i Degës Doganore Durrës:

Në kuadër të kontrolleve doganore, shërbimet e Degës Doganore Durrës ushtruan kontroll fizik në një anije, që ndodhej e akostuar në një nga kalatat e portit, pas informacioneve operative për diferenca në sasinë e deklaruar të karburantit.

Gjatë kontrollit të punonjësve të doganës u evidentuan rreth 16,8 tonë karburant të dyshuara si të padeklaruara dhe të nxjerrë kontrabandë nga anija. Për rastin u hartua procesverbali i konstatimit fizik dhe u vendos bllokimi i anijes për të vijuar me ndjekjen e procedurave të mëtejshme verifikuese ligjore.

Dega Doganore Durrës njofton se do të vijojë kontrollet dhe veprimet operative për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe zbatimin e legjislacionit doganor.

Advertisement