✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Dorëheqje!” Bulevardi kthehet në arenë përplasjesh mes policisë dhe protestuesve

Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar këtë të enjte përpara Kryeministrisë, gjatë protestës kundër qeverisë. Situata është përshkallëzuar pas ndërhyrjes së policisë për lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.

Protestuesit kanë kundërshtuar veprimin e efektivëve dhe kanë refuzuar të largohen nga rruga, duke u përplasur fizikisht me forcat e policisë.

Gjatë protestës, qytetarët kanë brohoritur në kor thirrjen “Dorëheqje”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Advertisement