Connect with us

Sport

Interi triumfon ndaj Arsenalit në Champions, fiton Bayern, Barcelona nuk fal

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë nëntë ndeshjet e radhës për raundin e katërt. Padyshim këtë mbrëmje spikat fitorja 1-0 e Interit kundër Arsenal, apo suksesi me pesë gola i Barcelonës ndaj Crvena zvezdas në Beograd. Në Paris, PSG u mposht 1-2 nga Atl. Madrid, ndërsa Brest vijon të jetë surprizë me tre fitore. Tri pikë për Atalantën dhe Salzburg.

Në Munich, ndeshja mes Bayern dhe Benficas nisi me 15 minuta vonesë për shkak të problemeve me metrotë në qytet dhe incidenteve me tifozët që mbërritën me vonesë në stadium. Bayern fitoi 1-0 me golin e Musiala.

Në ‘Meazza’ të Milanos, Interi mposhti 1-0 Arsenalin me golin e Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë. Paçka se miqtë u përpoqën për golin e barazimit, skuadra e Artetas del pa pikë nga Italia. 19 minuta edhe për Kristjan Asllanin që zuri vendin e autorit të golit

Në Beograd ishte Barcelona që fitoi 2-5 kundër Crvena zvezdas dhe tregoi formën e mirë. Inigo Martinez, Lewandowski me dopietë, Raphinha dhe Lopez shënuan për katalanasit.

Në ‘Parkun e Princave’ vendasit e PSG-së dolën pa pikë pasi u përmbysën 1-2 nga Atletico Madrid. Emery shënoi për vendasit pas 14 minutave lojë, ndërsa Molina barazoi pas katër minutave. Duhej minuta e 90+3 që Correa të shënonte golin e përmbysjes.

Atalanta fitoi 0-2 në Gjermani kundër Stuttgart me golat e Lookman dhe Zaniolo në pjesën e dytë. Në Munich Musial ai dha tri pikë Bayern kundër Benficas.

Surprizë në Pragë, me Brest që fitoi për herë të tretë në katër ndeshje duke mposhtur 1-2 Spartën e shqiptarëve. Laçi dhe Rrahmani luajtën titullar, teksa Indrit Tuci mori 12 minuta në fund.

Pas katër ndeshjeve të para vetëm Liverpool ka pikë të plota (12), ndjekur nga Sporting, Monaco, Brest dhe Inter me dhjetë pikë. Fundi i javës së katërt sheh gjysmën e ndeshjeve të përfunduara, me renditjen që deri në këto momente lë jashtë kalimit direkt për më tej disa skuadra.

Kujtojmë se tetë skuadrat e renditura të parat kalojnë më tej, ndërsa ato nga vendi i 9 deri në të 24 luajnë në play-off.

Champions League, raundi 4 – E mërkurë 6 nëntor:

18:45

Club Brugge 1-0 Aston Villa

Shakhtar Donetsk 2-1 Young Boys

21:00

Bayern Munich 1-0 Benfica

Crvena zvezda 2-5 Barcelona

Feyenoord 1-3 Salzburg

Inter 1-0 Arsenal

PSG 1-2 Atletico Madrid

Sparta Prague 1-2 Brest

Stuttgart 0-2 Atalanta

Renditja:

Advertisement