Pinknews
Një “like” që parapriu gjithçka: historia e fshehur e Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz nis në vitin 2015
Ndonjëherë, dashuritë më të mëdha nuk nisin me një takim ballë për ballë, por me një gjest të vogël digjital. Pikërisht këtë po tregojnë “gërmimet” e fundit në arkivat e Instagramit të Einxhel Shkirës, të cilat kanë rikthyer në vëmendje dy postime nga tetori i vitit 2015 – dhe një “like” që sot duket pothuajse profetik.
Në njërën prej fotove të asaj kohe, mes pëlqimeve shfaqet emri i Dj Dagz. Asnjë njohje, asnjë histori mes tyre në atë moment – vetëm një pëlqim i heshtur, i bërë shtatë vite përpara se rrugët e tyre të kryqëzoheshin realisht. Një detaj i vogël, që në vitin 2015 nuk do të thoshte asgjë, por që sot merr një kuptim krejt tjetër.
Ironia e bukur e kësaj historie është se Einxhel dhe Dagz u njohën për herë të parë vetëm në vitin 2022, brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Aty, përpara publikut, lidhja e tyre u ndërtua hap pas hapi dhe u kthye shpejt në një nga historitë më të komentuara të atij edicioni.
Sot, katër vite pas asaj njohjeje televizive dhe pas një dekadë pas “like”-ut të parë virtual Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë prindër të dy fëmijëve. Një rrugëtim që e kthen atë pëlqim të hershëm në simbolin perfekt të “kismetit digjital”.
Rikthimi i këtyre postimeve nga Einxhel mjaftoi për të ndezur rrjetin. Sepse ndonjëherë, jeta e di shumë më herët se ne se kush do të jetë pjesë e historisë sonë edhe kur gjithçka nis vetëm me një “like”.
