Aktualitet
Banorët e disa fshatrave në Lezhë pa drita prej mëngjesit
Disa zona të Lezhës, përfshirë ishull Shëngjinin, kanë mbetur pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit, për shkak të një defekti në rrjet.
Sipas raportimeve, shkaku i ndërprerjes është një avari në fiderin e Kallmetit, e cila ka sjellë mungesë energjie në disa zona të qarkut.
Problemi vijon të jetë ende i pazgjidhur, edhe pse situata është raportuar prej mëngjesit.
Deri më tani, nuk ka një afat të saktë se kur do të normalizohet situata për qytetarët e prekur.