Connect with us

Aktualitet

Korçë/ 8 fshatra mbeten pa energji elektrike

Moti i keq në vend ka sjellë erëra të forta, përmbytje dhe disa vende të tjera kanë mbetur dhe pa energji elektrike. Më e prekura është Korça, ku kanë mbetur pa energji elektrike 8 fshatra.

Njoftimi i plotë:

Dispeceria Rajonale Korce na njofton se aktualisht janë 205 abonente rurale pa energji ne fshateat Rehove, Kodras, Peshtan dhe zona Vithkuq, dhe Gjyres, Verlen, Cipan ne Devoll. Grupet po punojne per eliminimin e defekteve ne terren.

Aktualitet

E diel me diell, zbuloni parashikimin e motit për fundjavën

Dita e Diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Politikanët thirren në SPAK/ Gazetari: Do vi dita që do e quajnë arritje burgun

Gazetari dhe specialisti i medias Erion Delvina ka ironizuar intervistën e kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ditën e djeshme në median pro-qeveritare deklaroi se ndërtesa e ish-UKT-së që SPAK ka është dhuruar nga Bashkia Tiranë. Ndërkohë që Delvina ka ironizuar këtë deklaratë, duke e quajtur të pafytyrë.

Postimi i Plotë:

Do te vije dita qe pafytyresia e ketyre politikaneve qe therret SPAK-u të paraqiten si Çeçoja ne zyre do te shkoje deri aty sa t’i nisin njoftimet keshtu:
“E pabesueshme miq! Wow! Kam nderin dhe njeheresh krenarine e vecante te ftohem personalisht nga z. Dumani ne lidhje me nje bisede te ngrohte dhe te frytshme per babezite e mia. Ne lidhje me to projekti Bi Ju Ar Xhi (B.U.R.G.) me ka akorduar edhe nje burse 7-vjeçare”.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e gjyqtarit në Shkodër (Emri)

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 pas mesnate në qytetin e Shkodrës.

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit te një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodres.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur sipas burimeve policore në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, raportohet për një të plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në orën 18:11 në lagjen “Dergut” të Shkodrës.

Për pasojë pronarja e shtëpisë A.M është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Continue Reading

Aktualitet

“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3 për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Gazetarja shtoi më tej se ndërhyrja dhe telefonata e kryemistrit Edi Rama tek drejtuesit e RAI-t është skandaloze.

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze. Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING