Connect with us

Aktualitet

Vendimi për Ballukun, Karamuço: 35 vite burg nuk dënohen as vrasësit

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se, bazuar në faktet penale, përllogaritja e dënimit në total mund të shkojë deri në 35 vite burg për çështjen Balluku, por sipas tij, nuk do të jepet një dënim i tillë.

Sipas Karamuços, një dënim me 35–40 vite burg nuk është dhënë as për një vrasje.

Bëhet fjalë për një përllogaritje që lidhet me faktin penal të kryer në mënyrë të përsëritur, jo se do të jepet domosdoshmërisht një dënim i tillë. Ne nuk kemi dhënë dënime me 35 vite burg as për vrasje, jo më për këtë rast”, u shpreh Karamuço

Advertisement