Connect with us

Kosova

Gratë e forta të Brukselit kërkojnë kompromis në Prishtinë për hatër të agjendës evropiane

Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të mbajtur më 7 qershor në Kosovë, teksa kanë kërkuar angazhim konstruktiv të të gjithë spektrit politik për formimin sa më të shpejtë të institucioneve për të vazhduar agjendën evropiane, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kaja Kallas, ka mirëpritur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë, duke e cilësuar atë si një mundësi për të tejkaluar bllokadën e gjatë politike që ka paralizuar vendin më të varfër në Evropë, si edhe ka bërë thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Marta Kos, ka bërë thirrje që spektri politik në Kosovë të bashkëpunojë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke shtuar se përparimi i vendit në rrugën drejt integrimit evropian kërkon gatishmëri për kompromis.

Kos ka bërë të ditur gjithashtu se pret të vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt për të avancuar punën në procesin e integrimit evropian dhe në zbatimin e Planit të Rritjes.

Ndryshe, numrat nga rezultatet preliminare ofrojnë mundësi reale për formimin e qeverisë së re nga Kurti, por pa një kompromis për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, analistët paralajmërojnë se vendi rrezikon të rrëshqasë drejt një krizë të re.

 

Advertisement