Kronike
Mbeti i plagosur nga agresori gjatë aksionit në Maliq, efektivi jashtë rrezikut për jetën
Efektivi i Policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ka kaluar rrezikun për jetën. 36-vjeçari ndodhet i shtruar në pavionin e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.
Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në rehabilitimin e plotë dhe monitorimin e mëtejshëm të gjendjes.
Efektivi u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pas plagosjes gjatë një operacioni policor në Maliq, ku gjatë përpjekjes për arrestimin e Violand Braçellarit, ky i fundit hapi zjarr, duke lënë të plagosur Adrin dhe duke shkaktuar vdekjen e një tjetër efektivi policie. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.