Aktualitet
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, Policia: Po lajmërojmë shoferët për situatën në pikat kufitare
Dhimitraq Ziu nga Policia e Shtetit ka deklaruar se policia ka shkuar në vendngjarje, ka marrë masat e sigurisë dhe ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve. Gjatë një konference për mbarëvajtjen e akseve rrugore dhe hekurudhave, Ziu u shpreh se është hartuar një një plan masash të detajuara për të marrë masa të posaçme për sigurinë rrugore në të gjitha akset.
Ai theksoi se Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit orienton në pikat e kalimit kufitar për të gjithë situatën dhe drejtimin e lëvizjes në akset e ndryshme.
“Ka shkuar në vendngjarje, ka marrë masat e sigurisë, ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve, ka kontaktuar me ARRSH dhe subjektet që kryenin punimet në këtë aks, ka vendosur normat dhe rregullat dhe ka devijuar lëvizjen e mjeteve në akse të ndryshme sipas orientimeve nga ARRSH. Hartuam një plan masash të detajuara për të marrë masa të posaçme për sigurinë rrugore në të gjitha akset, ku do të përfshihen të gjitha mjetet, përveç vendit ku kishte ndodhur dëmtimi.
Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit orienton në pikat e kalimit kufitar për të gjithë situatën dhe drejtimin e lëvizjes në akset e ndryshme. Detyrat e posaçme janë ndalimi i lëvizjeve drejt vendit ku është dëmtuar aksi rrugor, orientimi sipas udhëzimeve të ARRSH dhe respektimi i Kodit Rrugor”, tha Dhimitraq Ziu nga Policia e Shtetit