Connect with us

Politike

Spahiu propozon: Referendum për projektin e Trump në Zvërnec! Populli të votojë ‘po’ ose ‘jo’

Referendumi për të votuar pro ose kundër investimit në Zvërnec është një ide që po qarkullon ditët e fundit, thotë Kreshnik Spahiu.

Gjatë një bisede  juristi tha se kjo ide ‘bashkon’ në të njëjtën ditë votimin për zgjedhjen e qeverisë dhe për investimin, brenda verës.

“Një nga idetë që po qarkullon këto ditë është që diku nga fundi i korrikut ose mesi i gushtit të realizohen zgjedhjet parlamentare dhe referendumi në të njëjtën ditë ku populli të votojë për partinë që dëshiron në pushtet dhe nga ana tjetër, për të vendosur për projektin e Zvërnecit”, tha Spahiu.

Më tej, Spahiu shtoi se referendumi duhet të votohet nga populli, por të dyja palët duhet të jenë të përgatitura për rezultate.

“Meqë diskutohet që gjithë populli kërkon Paketa e Maleve, Zvërneci etj, bëhet një listë kërkesash, janë pro apo kundër projektit Ivanka Trump në Zvërnec. Të dyja palët duhet të jenë të përgatitura për rezultate”, tha juristi.

Advertisement